1.065 gjoba për mosrespektimin e rregullave në komunikacion

Notix Info
1 Min Read

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se dje janë regjistruar 1.065 shkelje trafiku, prej të cilave 716 për shpejtësi të tejkaluar.

“Gjatë ditës së djeshme (23.10.2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga punonjësit e policisë në të gjitha sektorët, nga gjithsej 1.065 gjoba të lëshuara, 716 shkelje lidhen me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar”, sqarojnë nga MPB.

Sipas të dhënave janë shqiptuar: 50 shkelje për parkim të gabuar, 82 masa për shoferë pa leje drejtimi, 14 gjoba për shoferë fillestarë, 16 gjoba për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Janë gjobitur edhe 8 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 2 këmbësorë.

Ad imageAd image

Gjithashtu, 44 pjesëmarrës në trafik u gjobitën për mos përdorim të rripit të sigurimit.

Sipas Ligjit për automjetet, 23 automjete u ndaluan nga qarkullimi për shkak të mosregjistrimit, dhe një automjet për shkak të defekteve teknike, teksa një shofer u gjobit edhe për mosrespektim të kushteve të errësimit të xhamave të automjetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *