14-vjeçari thyen xhamin gjatë përplasjes verbale – përfundon i lënduar e në Polici

Notix Info
1 Min Read

Një rast i pazakontë është shënuar pasditen e së dielës në rrugën Lole Ribara në Mitrovicën e Veriut, ku një i mitur ka dëmtuar pasurinë e një qytetareje gjatë një përplasjeje verbale, duke pësuar edhe lëndime në trup.

Më 03 gusht 2025, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar për një konflikt në atë lokacion dhe menjëherë ka ndërhyrë, duke shoqëruar katër persona në Stacionin Policor në Mitrovicë-Veri.

Gjatë fjalosjes mes palëve, i dyshuari S.E rreth 14-vjeçar, dyshohet se ka thyer xhamin e derës së një dhome, që i përkiste ankueses L. B. rreth 25-vjeçar. Si pasojë e veprimit, i mituri është vetëlënduar dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Palët janë intervistuar, ndërsa i mituri është marrë në pyetje në praninë e avokatit. Pas konsultimit të hetuesit me prokurorin për të mitur, rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ad imageAd image

Hetimet rreth rrethanave të ngjarjes janë ende në zhvillim.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *