Rrahje me grushte e karrige në një lokal të Ferizajt, policia arreston katër persona

Notix Info
1 Min Read

Sot rreth orës 03:40, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se në një restaurant në rrugën “Wesley Clark”, ishte duke ndodhur një rrahje në progres.

Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor.

Hetuesit kanë siguruar prova materiale, deklarata të dëshmitarëve si dhe pamje nga kamerat e sigurisë.

Sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje verbale, katër persona janë përfshirë në përleshje fizike me grushte dhe karrige.

Ad imageAd image

Gjatë incidentit, njëri nga ta ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi, ndërsa është përdorur edhe një thikë.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar: një armë zjarri me 14 fishekë; një thikë e përdorur gjatë incidentit.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë.

Të arrestuarit janë: A.I. (M/K), 48 vjeç, B.A. (M/K), 45 vjeç, F.S. (M/K), 28 vjeç, A.I. (M/K), 27 vjeç.

Ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprat “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Policia bën të ditur se rasti është në hetim të mëtejmë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *