Ka dështuar edhe seanca e 46-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Edhe kësaj rradhe kryesuesi Avni Dehari përsëriti kërkesën për formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.
Megjithatë, propozimi nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme dhe seanca sërish përfundoi pa ndonjë vendim, duke u shtyrë për të martën.
Me 43 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim
Të pranishëm në sallë ishin 82 deputetë.



