Nuk e pagoi gjobën prej 300 euro – përfundon në pranga për vuajtje të dënimit me burgim prej 15 ditësh

Notix Info
1 Min Read

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një 24-vjeçar në Prishtinë, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest aktiv për shkak të mosshlyerjes së një gjobe të shqiptuar më herët nga Gjykata.

Bëhet fjalë për Sh. P., i cili ishte dënuar me 300 euro gjobë për veprën penale “Ngacmim”, por meqë nuk e kishte paguar në afatin ligjor, dënimi i ishte shndërruar në 15 ditë burgim.

Ai u ndalua në rrugën “Blinishta” dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *