Skënderaj: Gjendet një burrë i vdekur në Llaushë, pranë iu gjet arma me shtatë fishekë e një gëzhojë

Notix Info
1 Min Read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë rreth 64 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e vetëvrasjes me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 12:15, kur është njoftuar se një person ishte plagosur me armë zjarri dhe ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, identifikuar si G.B., rreth moshës 64-vjeçare, në orën 13:36.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, hetuesit kanë gjetur një armë të shkurtër – pistoletë – me shtatë fishekë dhe një gëzhojë të shkrepur. Hetimet e para dhe koordinimi me prokurorin kompetent kanë çuar në trajtimin e rastit si vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes.

Ad imageAd image

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *