Biblioteka Kombëtare e Kosovës me ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së Martin Camaj

Notix Info
1 Min Read

Me rastin e përvjetorit të lindjes së një prej figurave më të shquara të letërsisë dhe albanologjisë shqiptare, Martin Camajt, kryeredaktor i revistës së njohur “Shejzat”, i cili la pas një trashëgimi të pasur në fushën e letrave shqipe, organizohet një ekspozitë e veçantë në shenjë nderimi dhe kujtimi.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në koleksionet e saj, ruan disa nga botimet e tij në fushën e poezisë, romanit, dramës dhe studimeve gjuhësore, të cilat përbëjnë thesare të çmuara për kulturën dhe albanologjinë shqiptare.

Veprat e Martin Camajt janë ura lidhëse ndërmjet kulturës shqiptare dhe asaj botërore, duke e ngritur dhe lartësuar gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *