NISMA delarohet për takimin me Kurtin

Notix Info
3 Min Read

Gjatë fundjavës që lamë pas, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryeministër në detyrë Albin Kurti, u takua me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajn, në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Në një konferencë për media gjatë së hënës, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete, por që sipas Kurtit për detajet e saj nuk mund të flasë pasi akoma nuk është konkretizuar në marrëveshje.

Megjithatë, oferta e re duket se nuk i ka pëlqyer dhe aq Nismës Socialdemokrate.

Nga kjo parti, deklaruan se kanë vazhduar me propozimin që Fatmir Limaj të jetë kryeparlamentar, por që ky propozim nuk u pranua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ad imageAd image

“Ne konsiderojmë se Fatmir Limaj, kryetar i Kuvendit, është edhe në interesin e LVV-së, sikurse edhe të gjithë skenës politike në përgjithësi. Kryetari Limaj, ka ndërtuar ura bashkëpunimi gjatë gjithë karrierës së tij politike me subjektet e përfaqësuara në kuvend.

Në takimin e fundit nuk ka pasur dakordim rreth kësaj teme, dhe NISMA e ka marrë një ofertë tjetër nga LVV-ja, aktualisht nuk mund të themi se ka përafrime.”, thuhet në deklaratën e kësaj partie për sinjalin.

Dakordim për propozimet e njëra-tjetrës nuk kishte, por për takime të tjera po.

Kreu i LVV-së, partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit, tha gjatë së hënës se shpreson që bisedimet me partinë e Limajt të finalizohen gjatë kësaj jave.

“Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë gjatë së martës, presidentja e vendit Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh.

Osmani shtoi se ky është një rast i paprecedentë në jetën politike të Kosovës dhe se mungesa e konsensusit për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues ka krijuar një situatë të paqartë ligjore. Ajo shpreson që Kushtetuesja ta prioritizojë këtë çështje. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *