Në vetëm 31 minuta loja, pati një rrebesh golash nga Floriana dhe Fc Ballkani.
Në minutën e tetë dha golë Jake Grech nga penalltia, duke befasuar kështu Ballkanin. Mirëpo vetëm pesë minuta më vonë, Bleart Tolaj shënon për Ballkanin duke barazuar kështu rezultatin.

Megjithatë Floriana rikthen epërsinë ndaj Ballkanit, ndërsa golin e realizoi Mustapha Jan.
Menjëherë Ballkani u vu në aksion duke shënuar dy gola të njëpasnjëshme, duke kaluar kështu në epërsi ndaj Floriana.



