Mëngjesin e sotëm nuk ka pritje në pikëkalimet kufitare.
Sipas përditësimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim kufitar, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë deri në 5 minuta, përveç atij të Dheu të Bardhë, ku për daljen nga Kosova pritjet arrijnë deri në 10 minuta.
Gjendja në të gjitha pikat kufitare është e njëjtë dhe nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim të ndjeshëm në kohë pritjeje.



