Seanca për sulmin në Banjskë mbyllet për publikun – dëshmon Velko Iliq

Notix Info
2 Min Read

Në kuadër të procesit gjyqësor për sulmin terrorist në Banjskë, seanca e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar me dyer të mbyllura, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, ka kërkuar përjashtimin e publikut dhe mediave nga seanca, për shkak të ndjeshmërisë së dëshmisë së dëshmitarit Velko Iliq.

“Seanca të jetë e mbyllur për publikun për arsye se kjo dëshmi është e ndjeshme, në të cilën përfshihen informata të sigurisë kombëtare, struktura paralele në veri të vendit,” deklaroi prokurori Abazi.

Ai shtoi se:
“Përfshijnë personazhe që janë përfshirë në ngjarjen e rëndë të armatosur e cila ka pasur, siç e dimë, pasoja serioze për rendin kushtetues. Meqë dëshmia e këtij dëshmitari lidhet me rekrutimin, organizimin, pagesat dhe kontaktet me strukturat ilegale, përfshijnë edhe elemente që mund të çojnë në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale. Për më tepër, paraqet rrezik real për sigurinë e tij dhe të familjes së tij, në rast se dëshmia e tij jepet para mediave dhe publikut.”

Ad imageAd image

Prokurori përfundoi me propozimin që:
“Me qëllim që të ruhet integriteti i procesit gjyqësor, propozojmë seancë të mbyllur për këtë seancë.”

Kërkesës së prokurorisë iu kundërvu avokati i mbrojtjes Ljubomir Pantoviq, i cili deklaroi:
“Ky sqarimi i prokurorisë nuk më ka bindur se me prezencën e publikut e medias rrezikohet dëshmitari.”

Ndërkohë, vetë dëshmitari Velko Iliq theksoi gjendjen e tij të rënduar emocionale dhe fizike:
“Situata është e tillë, i kam dhënë dokumente prokurorisë dhe jam me barna që shumë vite dhe është shumë stresuese të qëndroj deri në fund.”

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues aprovoi propozimin e Prokurorisë Speciale dhe seanca vazhdoi në mënyrë të mbyllur për publikun dhe mediat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *