Për herë të parë, Netflix përdor efektet e inteligjencës artificiale për të ulur shpenzimet

Notix Info
1 Min Read

Netflix ka përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale gjeneruese për të krijuar një skenë në serialin fantastiko-shkencor argjentinas The Eternaut. Skena, që tregon shembjen e një ndërtese në Buenos Aires, u realizua 10 herë më shpejt dhe me kosto më të ulët falë teknologjisë, njofton Notix.info

Shefi i Netflix, Ted Sarandos, tha se kjo ndihmon veçanërisht produksionet me buxhet të vogël të krijojnë efekte të avancuara. Megjithatë, përdorimi i AI në film mbetet i debatueshëm, për shkak të frikës se mund të zëvendësojë artistët dhe të përdorë përmbajtje pa leje.

Netflix njoftoi gjithashtu rritje të të ardhurave me 16%, falë suksesit të sezonit të fundit të Squid Game, me 122 milionë shikime. Ekspertët thonë se AI do të vazhdojë të integrohet në industrinë e filmit, por vendimet kreative do të mbeten në dorën e artistëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *