Huawei prezanton super-kompjuterin AI – për të rivalizuar produktin më të fuqishëm të Nvidia-s

Notix Info
1 Min Read

Huawei ka prezantuar zyrtarisht sistemin e tij më të ri kompjuterik për Inteligjencën Artificiale, CloudMatrix 384, në konferencën WAIC në Shanghai.

Ky sistem, i cili përmban 384 çipe të avancuara 910C, synon të rivalizojë GB200 NVL72-në e Nvidia-s, sistemin më të fuqishëm të saj deri më sot.

Sipas grupit të analizave SemiAnalysis, Huawei mund të tejkalojë Nvidia-n në disa aspekte të performancës.

Teknologjia e quajtur “supernode” lejon çipet të komunikojnë me shpejtësi të lartë brenda sistemit.

Ad imageAd image

Pavarësisht kufizimeve të eksportit nga SHBA, Huawei po shihet si furnizuesi më premtues në Kinë për çipe të AI-së.

CEO i Huawei Cloud konfirmoi se sistemi tashmë është funksional në platformën cloud të kompanisë.

Përfaqësues të Huawei-s nuk dhanë komente të mëtejshme gjatë prezantimit. 

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *