A stock photo of a Police Line "Do Not Cross" caution tape with a defocused police car with sirens flashing red and blue.

”Vrasje në tentativë” në Vushtrri: Plagoset një 27‑vjeçar

Notix Info
1 Min Read

Një 27 vjeçar është plagosur pasditën e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrisë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimit para pak minutave.

‘’ Rreth orës 18:00,  është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit.Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë’’ thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Ad imageAd image

Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ,,Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. 

Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *