Digjen 33 ari të mbjella me fidanë të pishave në Podujevë, dëmi rreth 20 mijë euro

Notix Info
1 Min Read

20 mijë euro dëm i janë shkaktuar një kultivuesi të fidanëve të pishave dekorative në Podujevë pasi një zjarr, që dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, ia përfshiu 33 ari tokë të mbjellë.

Policia veprën e ka cilësuar si zjarrvënie.

“Podujevë 01.08.2025-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se si pasojë e zjarrit që dyshohet se ishte shkaktuar nga pakujdesia është përhapur i janë djegur një sipërfaqe prej 33 ari e mbjella me fidanë-pisha dekorative në vlerë rreth 20, 000 €. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *