U rrëzua duke ecur, vdes një person në Pejë – Policia nis hetimet

Notix Info
1 Min Read

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi gjatë së martës në Pejë.

Në raportin ditor thuhet se vdekja dyshohet se ka ardhur kur viktima ishte duke ecur dhe është rrëzuar e që për pasojë pësoi lëndime.

Siç njofton policia, viktima u dërgua për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.

Ad imageAd image

Ndërkohë, thuhet se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *