Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 10.08.2025 do të mbajë mot me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36°C.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s”- thuhet në njoftimin e IHMK-së.
IHMK ka paralajmëruar se indeksi ultra-vjollcë do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHPK-së.
					
							
		
		
		
		
			
		
