OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

Notix Info
1 Min Read

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus.

OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT, transmeton Telegrafi.

Vetëm një ditë pasi kompania prezantoi GPT-5 si modelin e parazgjedhur dhe hoqi mundësinë për të zgjedhur versionet më të vjetra, përdoruesit u ankuan se versioni i ri ishte “më i ftohtë”, më pak empatik dhe i lirë nga toni personal që karakterizonte GPT-4o.

Heqja e opsionit të përzgjedhjes së modelit prishi rutinën e shumë abonentëve, e disa prej tyre anuluan abonimet e tyre Plus si rezultat.

Ad imageAd image

Pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, CEO i OpenAI, Sam Altman, njoftoi se GPT-5 do të përmirësohej më tej dhe se kompania do të ishte më transparente në lidhje me modelin që u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve në të ardhmen.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *