Një person në Prizren ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për KOHËN se i dyshuari “është lokalizuar dhe është arrestuar dhe se gjatë bastsijes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast”.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Rasti ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Zhur.
Viktima ishte dërguar fillimisht në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ndërsa nga atje është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë, ku vdiq si pasojë e plagëve.
“Sonte, më datë 10.08.2025, rreth orës 21:20, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se një person me lëndime është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, viktima, mashkull, ishte therur me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, ka njoftuar Bytyqi.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe po ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, ka thënë Bytyqi.



