Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, zhvilluan një takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për shqetësimet e tyre lidhur me proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale. OVL-UÇK shprehu mirënjohje për gatishmërinë e ambasadorit dhe shtetit turk për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
Ata kërkuan që Turqia të luajë një rol aktiv në mbështetje të drejtësisë dhe transparencës në këto procese. Organizata theksoi rëndësinë e miqësisë së gjatë mes dy popujve dhe shprehu shpresën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.



