Cakolli: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese vlen edhe për nënkryetarët

Notix Info
1 Min Read

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se të gjitha pikat e aktgjykimit vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Ai ka përmendur edhe obligimin për pjesëmarrje.

Mosrespektimi i tyre, sipas Cakollit përben shkelje të Aktgjykimit, që është e barasvlefshme për nga pesha juridike, sikur edhe për kryetarin.

“Të gjitha pikat e aktgjykimit, përfshirë obligimin për pjesëmarrje në votim, ndjekje të procedurave të parapara në Rregullore, si dhe nevojën për konsultime e kompromis, vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Mosrespektimi i tyre përbën shkelje të Aktgjykimit, që është e barasvlefshme për nga pesha juridike, sikur edhe për kryetarin. Afati 30-ditor (deri më 17 shtator) do të jetë në fuqi, deri në zgjedhjen edhe të nënkryetarit të mbetur.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *