Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kanë dorëzuar ankesë në Gjykatë Supreme lidhur me vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale 2025.
Ankesa është dorëzuar më 26 gusht 2025, ndërsa përfshin argumentimin ligjor pse Kurteshi dhe Krasniqi kanë votuar kundër certifikimit të këtij subjekti politik.
Në dokument thuhet se anëtarët e KQZ-së kanë të drejtë ekskluzive për të votuar për çështje që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë edhe çështjen e certifikimit të subjekteve politike.
“Bazuar në nenin 63 par. 1, 3, 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, anëtarët e KQZ-së kanë të drejtën ekskluzive ligjore të votojnë për çështje që lidhen me procesin zgjedhor,” thuhet në ankesën e dorëzuar në Gjykatë.



