OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha

Notix Info
1 Min Read

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dërguar një letër zyrtare te shefat e grupeve parlamentare të subjekteve politike dhe te të gjithë deputetët, ku kërkon shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Bashës.

Sipas letrës së OVL-së, organizata shpreh indinjatë lidhur me publikimin e hulumtimeve dhe shkrimeve të bashkëautoruara të Bashës, në të cilat Ushtria Çlirimtare e Kosovës është përshkruar si “milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogë”.

Përmes këtij dokumenti, OVL e UÇK-së u bën thirrje shefave të grupeve parlamentare që të marrin përgjegjësi institucionale për inicimin e procedurës së shkarkimit të Bashës. Organizata kërkon gjithashtu që të veprohet me urgjencë, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të mos drejtohet nga zotëri Basha.

OVL e UÇK-së thekson rëndësinë e ruajtjes së respektit dhe dinjitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga institucionet përkatëse.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *