Kosova përfshihet sërish nga flakët, 7 vatra mbeten aktive

Notix Info
1 Min Read

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar gjithsej 49 vatra zjarri.

Nga këto, 7 vatra mbeten aktive, ndërsa 42 të tjera janë lokalizuar falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, dhe të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme.

Për çdo emergjencë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 112, 193 dhe 192.

Ad imageAd image

AME shpreh mirënjohje të veçantë për punën dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të siguruar kontrollin e situatës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *