650 euro rroga e asambleistit, zgjedhjet lokale po afrojnë, salla e asamblesë mbetet bosh!

Notix Info
2 Min Read

Më 12 tetor 2025, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në asambletë komunale dhe për të votuar kryetarët e rinj të komunave.

Ky proces zgjedhor konsiderohet një moment i rëndësishëm për demokracinë lokale, pasi përcakton udhëheqësit dhe vendimmarrësit e komunave për katër vitet e ardhshme.

Pothuajse si në shumicën e seancave të fundit edhe pse në fillim ishin pjesa dërmuese e asambleistëve në Suharekë, pas disa pikave të rendit të ditës shumica nuk qëndrojnë në seancë.

Megjithatë, pamje si kjo nga një seancë e fundit e asamblesë komunale ngjallin shqetësim. Në sallën ku duhej të ishin të pranishëm 30 asambleistë, shihen vetëm disa ulëse të zëna, ndërsa pjesa më e madhe e karrigeve mbeten bosh.

Ad imageAd image

Kjo situatë ngre pyetje serioze për angazhimin dhe përgjegjësinë e përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët. Të zgjedhur për të përfaqësuar interesat e komunitetit, mungesa e tyre në seanca nuk është vetëm shenjë e mos-seriozitetit, por edhe humbje e besimit të qytetarëve tek institucioni që duhet të jetë më afër tyre.

Në një kohë kur qytetarët përgatiten të vendosin se kujt do t’ia japin besimin më 12 tetor, prania ose mungesa e asambleistëve në mbledhjet e rregullta është një tregues i qartë i nivelit të përkushtimit që secili prej tyre ka ndaj mandatit.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *