Shënohet Dita Botërore e Sigurisë së Pacientit

Notix Info
1 Min Read

Me moton “Siguria e pacientit që nga fillimi”, sot shënohet Dita Botërore e Sigurisë së Pacientit. Kjo ditë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë veprimet për përmirësimin e sigurisë së pacientëve.

Sipas ministrisë, fokusi i këtij viti është “Kujdes i sigurt për çdo të porsalindur dhe çdo fëmijë”, duke theksuar rëndësinë e kujdesit cilësor që nga fillimi i jetës.

Objektivat kryesore për vitin 2025 përfshijnë: rritjen e ndërgjegjësimit global për rreziqet në kujdesin neonatal dhe pediatrik, mobilizimin e institucioneve dhe komuniteteve për zbatimin e strategjive të qëndrueshme për kujdes më të sigurt, si dhe fuqizimin e prindërve dhe kujdestarëve për pjesëmarrje aktive në sigurinë e pacientit.

“Ministria e Shëndetësisë inkurajon gjithë aktorët e sistemit shëndetësor, prindërit, kujdestarët, mësuesit, edukatorët dhe organizatat e shoqërisë civile që të bashkëpunojnë në nxitjen e sigurisë së pacientit, me vëmendje të veçantë te kujdesi neonatal dhe pediatrik”, thuhet në njoftim.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *