Ministria e Shëndetësisë do të asgjësojë rreth 150 mijë kg produkte medicinale pa afat.
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar një kontratë me vlerë 490 mijë euro me kompaninë “MetBat” për asgjësimin e barnave dhe materialeve tjera medicinale pa afat, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas dosjes së tenderit, në depon e MSh-së janë rreth 30 mijë kg produkte të identifikuara dhe rreth 20 mijë kg në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ndërkaq në depon e MSh-së janë gjithashtu edhe rreth 100 mijë kg produkte të pa identifikuara. Gjithashtu edhe sasia e tyre është e përafërt dhe nuk është konfirmuar.
Në kontratë është përcaktuar që operatori ekonomik do të bëj identifikimin dhe matjen e tyre.
Ky tender ishte shpallur me kohë të shkurtuar, meqë sipas arsyetimit MSh është në proces të renovimit të depos së re dhe këto barna paraqesin rrezik dhe pengesë.



