Izraeli ka ndaluar Flotiljen Global Sumud që transportonte ndihma humanitare për në Gaza të mërkurën në mbrëmje, ndërsa ajo po i afrohej territorit palestinez, transmeton Notix.info
“Këtu mund ta shihni ndalimin e njërës prej anijeve tona”, tha në një video të postuar në mediat sociale anëtarja franceze e Parlamentit Evropian Rima Hassan , e cila ndodhet në bordin e njërës prej anijeve në flotilje.
Në një video të transmetuar drejtpërdrejt nga kanali zyrtar i Global Sumud Flotiljes, anëtarët e ekuipazhit në anije të ndryshme shihen të veshur me jelekë shpëtimi dhe të ulur në një rreth ndërsa presin të kapen.
Flotilja, e përbërë nga më shumë se 50 anije ka në bord aktivistë pro-Palestinë nga e gjithë bota, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg dhe eurodeputetë.
					
							
		
		
		
		

		
