EXIT POLL: Cilat komuna shkojnë në balotazh?

Notix Info
1 Min Read

Në Mitrovicë sipas Exit Poll të Ubo Cosulting, nuk ka balotazh. Pritet të fitojë Arian Tahiri nga PDK-ja me mbi 55%.

Në Istog poashtu nuk pritet të ketë balotazh. Në këtë komunë pritet të fitojë Ilir Ferati nga LDK-ja me mbi 64%

Në Ferizaj njejtë, Agim Aliu nga PDK-ja pritet të fitojë bindshëm me mbi 62%, shkruan Notix.info

Në Prizren pritet të ketë balotazh. Shaqir Totaj pritet të ketë rreth 43% të votave nga qytetarët. I dyti pritet të jetë Artan Abrashi me mbi 30%.

Ad imageAd image

Në Prishtinë poashtu pritet të ketë balotazh.

E Suhareka gjithashtu pritet të shkojë në balotazh. Prin AAK-ja.

Në Pejë do të ketë balotazh, prin LDK-ja.

Edhe në Gjakovë pritet të ketë balotazh. Prin AAK-ja.

Gjilani pritet të jetë në kufi të balotazhit. Prin Lëvizja Vetëvendosja.

Sipas Exit Poll, edhe në Lipjan pritet të ketë balotazh. Prin LDK-ja.

Poashtu në Fushë Kosovë, megjithatë prin Lëvizja Vetëvendosje.

Podujeva pritet të jetë në kufi të balotazhit. Prin Lëvizja Vetëvendosje.

Exit Poll merr përsipër vetëm votuesit që kanë votuar sot në qendrat e votimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *