Bastisjet në veri janë në lidhje me vrasjen e doganierit të EULEX në 2013

Notix Info
1 Min Read

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot me 19.10.2025 ka filluar një bastisje në nëntë lokacione të ndryshme në veri

Këto bastisje janë duke u kryer në lidhje me vrasjen e doganierit të EULEX-it, një vrasje që kishte ndodhur në shtator 2013.

Audrius Senavicius, doganier lituanez, ishte vrarë me 19 shtator 2013 pas të shtënave ndaj dy automjeteve të EULEX në afërsi të Zveçanit.

Në ndërkohë, Prokuroria Speciale ka thënë se aksioni po kryhet në nëntë lokacione të ndryshme nën dyshimin për veprat: Rrezikim i personelit të Kombëve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje e rëndë; Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ad imageAd image

Operacioni është duke u mbështetur nga njësië relevante të Policisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit” – thuhet në njoftim.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *