Federata e Futbollit e Kosovës dje ka vendosur në shitje biletat për ndeshjen më të rëndësishme për “dardanët” ndaj Zvicrës, në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Shumë shpejt janë shitur pothuajse të gjitha biletat, për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm për t’i parë yjet e Kosovës dhe Zvicrës, shkruan Indeksonline
Por, dikush nuk e ka mendjen te futbolli – por te përfitimet. Në sajtin e njohur “Merrjep” janë vendosur tashmë biletat në shitje në tregun e zi.
Çmimet janë shumë të larta, madje dikush dëshiron me një biletë 20 euroshe, të përfitojë plotë 400 euro. E dikush tjetër 250 euro.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet në “Fadil Vokrri”, më 18 nëntor./Notix.info
 
					 
							 
		 
		 
		 
		
 
			
 
		
