Gjenden mbetje kockore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, dyshohen të jenë njerëzore

Notix Info
1 Min Read

Janë konstatuar fragmente kockore të dyshuara njerëzore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë.

Sipas informacioneve të Top Channel, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë, janë gjetur disa fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore.

Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor.

Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *