Një ekip inxhinierësh nga Universiteti i Teksasit në Dallas ka krijuar një kompjuter neuromorfik – një sistem që imiton mënyrën se si funksionon truri i njeriut.
Kjo teknologji mund të sjellë inteligjencë artificiale vetë-mësuese dhe me konsum të ulët energjie në telefona, pajisje të veshshme dhe produkte të tjera smart.
Profesori Dr. Joseph Friedman tha se ky zbulim “hap një rrugë të re për kompjuterë që mësojnë vetë”, pa pasur nevojë për trajnime të kushtueshme si modelet e mëdha të IA-së.
Sistemi përdor nyje magnetike nano-teknologjike (MTJ) që forcojnë ose dobësojnë lidhjet gjatë mësimit – një proces i ngjashëm me mënyrën se si truri i njeriut krijon kujtesë, transmeton Notix.info
Ky inovacion sipas Friedman mund të sjellë IA shumë më të shpejtë, më efikase dhe më të përballueshme për përdorim në jetën e përditshme.
“Nëse ka sukses, kjo teknologji mund t’u lejojë pajisjeve inteligjente të mendojnë dhe të përshtaten pa pasur nevojë të lidhen vazhdimisht me “cloud”-in”, tha Friedman.



