Qendra Klinike Universitare ka nënshkruar kontratë afër gjysmë milioni euro për renovimin e bodrumit dhe kuzhinës së Pediatrisë.
Për këtë procedurë QKUK ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ego Elsa” me vlerë totale prej 473,651.10, shkruan Gazeta Shneta.
Bodrumi dhe kuzhina e klinikës së Pediatrisë sipas dosjes së tenderi i kanë rreth 1900 metra katror.
Me këtë kontratë parashihet demimi i strukturave ekzistuese dhe renovimi dhe vendosja e strukturave të reja.



