Aksident mes dy automjeteve në Gjakovë, pesë persona të lënduar

Notix Info
1 Min Read

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 08:40, në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete.

Përveç dëmeve materiale, pesë persona janë lënduar dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Sipas të dhënave fillestare të pranuara nga personeli mjekësor, të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ad imageAd image

“Sot rreth orës 08:40, në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Përveç dëmeve materiale është raportuar për pesë persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *