Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të së martës në qendër të qytetit të Lipjanit, ku një veturë është përmbysur në mes të rrugës.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë veturën e kthyer me rrota lart, ndërsa policia dhe qytetarë të shumtë gjendeshin aty për të ofruar ndihmë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin.
Policia e Kosovës ka bllokuar pjesën e rrugës ku ndodhi aksidenti dhe po heton shkaqet e tij.
Shkruan Notix.info



