Aksion i gjerë nga Policia e Prokuroria në 5 komuna: Angazhohen 9 prokurorë të shtetit dhe 60 zyrtarë policorë

Notix Info
1 Min Read

Prokuroria Themelore në Pejë së bashku me Policinë e Kosovës po zhvillon një aksion të gjerë, ku janë të angazhuar nëntë prokurorë të shtetit dhe kryeprokurorja. Në terren, nga Prokuroria thanë për Demos, se janë edhe 60 zyrtarë policorë, raporton GazetaDemos.

Aksioni po zhvillohet në disa lokacione dhe komuna që janë nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore të Pejës

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Demos zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Ad imageAd image

“Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë Rajonale të Hetimeve dhe instisucionet tjera, është duke e zhvilluar një aksion në disa lokacione si dhe në disa komuna, ku në këtë aksion janë të përfshirë nëntë prokurorë të shtetit, kryeprokurorja, dhe janë të mbështetur nga 60 zyrtarë policorë, së bashku me njësit tjera relevante dhe inspektorët e institucioneve tjera të cilët janë duke e zbatuar këtë aksion, për të cilin nuk mund të ndajmë më shumë informata për shkak se është në zhvillim e sipër”, tha Nikiçi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *