Ambasadorët e huaj të zhgënjyer me dështimin e seancës konstituive

Notix Info
7 Min Read

vetëm edhe një ditë nga afati i Kushtetueses, për të 52-tën herë ka dështuar konstiituimi i Kuvendit. Deputetët do të mblidhen edhe njëherë më 26.07.2025 në orën 14:00.

117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, 54 kanë votuar për Komisionin për votim të fshehtë, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Partitë të ish-opozitës, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, sikurse edhe në herët e kaluara, as nuk i propozuan anëtarët për këtë komision, as nuk morën pjesë në votimin e tij. Në mungesë të kuorumit për votim.

Kushtetuesja më 24.07.2025  ka vendosur ex officio masë të përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë vendim, në rast se nuk arrihet të konstituohet Kuvendi sikur është paraparë në afatin e mëparshëm të dhënë nga kjo Gjykatë (26 korrik), Kushtetuesja ua ndalon deputetëve që ndërmjet datave 27 korrik dhe 8 gusht të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit.

Ad imageAd image

Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga mungesa e konstituimit të Kuvendit.

Kjo kërkesë, sipas saj, ka karakter preventiv të pasojave juridike, nëse nuk konstitohet Kuvendi deri më 26 korrik, në frymën e aktgjykimit kushtetues.

“Kjo është një situatë e paprecedentë në jetën institucionale të vendit tonë, ku përkundër Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka paraqitur afatin kushtetues të detyrueshëm (30 ditësh), e që kanë mbetur edhe pak ditë (deri në skadim), dhe ende nuk shihet një konsensus për konstituimin e Kuvendit.”, deklaroi Osmani.

E para e vendit ka thënë se kërkesa mund të tërhiqet, nëse ndodh diçka deri më 26 korrik.

“Kërkesa e dërguar nuk e paragjykon epilogun në vazhdimin e afatit të mbetur prej 4 ditësh. Në rast se ka sukses në konstituimin e Kuvendit deri me këtë afat, ne mund ta tërheqim Kërkesën.” – ka shpjeguar ajo.

“Bashkë me këtë Kërkesë kemi dërguar edhe Kërkesën për masë të përkohshme, që të mos rrjedhë afati 30 ditësh.” – ka deklaruar Osmani, më 22.07.2025.

Presidentja ka thënë se për nga fuqia juridike aktgjykimet janë të barabarta me Kushtetutën.

Ajo ka kërkuar nga partitë që të veprojnë me përgjegjësi dhe t’i japin fund bllokadës institucionale.

Sipas Presidentes nuk është parë e arsyeshme që të kërkohet sqarim për Komisionin për Votimin e Fshehtë, për shkak se këtë çështje e kanë kërkuar PDK dhe LDK me kërkesat e tyre të reja në Kushtetuese.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u shpreh se nuk është në dijeni se çfarë do të ndodhë nëse nuk konstituohet Kuvendi deri më 26 korrik, brenda afatit 30 ditësh të përcaktuar nga Kushtetuesja mirëpo dha fundjavën si afat për të parë se a do të ketë marrëveshje me Nismën Socialdemokrate.

“Unë kam bërë një ofertë për Nismën dhe nuk do të mund t’i diskutojë elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda, sepse punoj që kjo të bëhet në këtë fundjavë. Keni durim. Në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur, ose do ta kemi lajmin për mungesën e saj.” – tha ai për media më 22.07.2025.

Në fund të këtij afati sytë janë nga Vetëvendosja e NISMA. Mirëpo, as vetëm me votat e NISMA-s, nuk arrihen 61 vota – aq sa duhen për ta shtyrë procesin përpara.

Ndërkohë që Kurti edhe pse nuk tregoi se çfarë oferte konkrete i ka propozuar kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, ai tha se është “ofertë për bashkëqeverisje”.

“LVV, unë si Kryetar i saj dhe si Qeveri në detyrë kemi shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje me zotëri Limajn. Unë kam bërë ofertë konkrete. Kur këto bisedime janë finale do të mund të flasim për to.” – shtoi Kurti.

Ndërkohë, prej atyre çka janë bërë të ditura deri më tani nga vetë eksponentë të kësaj partie, Limaj po kërkon pozitën e Kryeparlamentarit. Të njëjtën, deri më tash Vetëvendosja ia ka besuar Albulena Haxhiut, gjë që nuk po gjen mbështetje nga deputetët e opozitës së kaluar: PDK, LDK e AAK.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas dështimit të radhë së seancës konstituive, ka thënë se po presin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se në bazë të udhëzimeve të tij- të veprohet tutje.

Ai hodhi dyshime edhe për votat për formimin e Qeverisë, pasi sipas tij, nëse Kurti do t’i kishte votat për formimin e Qeverisë do t’i kishte edhe për Kuvendin.

“Mos harroni, Nisma i ka veç tre vota. Votat e Nisma-s janë të pamjaftueshme për me e ndërtu një shumicë qeveritare. Duhet të jenë 58-të, plus tre votat e Nisma-s”- tha Limaj.

Ai nuk e mbështeti idenë e shkuarjes në zgjedhje për çka tha se partia e tij nuk do të kontribuojë për një gjë të tillë.

E mundësinë që të njëjtat parti ta votojnë Limajn si Kryeparlamentar, nëse veç VV-ja pranon të arrijë ujdi për këtë pozitë kyçe – LDK e AAK thanë që “jo”, ndërsa PDK nuk ka nuk është që ka folur prerazi nëse e votojnë ish-bashkëpartiakun e tyre.

Seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë ka filluar më 15.04.2025.

Në Aktgjykimin e 26 qershorit Gjykata Kushtetuese ka theksuar qartazi nevojën që deputetët të veprojnë në frymën e “bashkëpunimit dhe mirëbesimit” – duke zhvilluar “konsultime konstruktive” për të arritur kompromisin e nevojshëm. Mirëpo, mospajtimet mes partisë me numrin më të madh të deputetëve dhe atyre të ish-opozitës rreth votimit të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar procesin edhe rreth 3 javë pas shpalljes së këtij Aktgjykimi.

Kushtetuesja kërkoi bashkëpunim në mirëbesim e konsultim konstruktiv, por që nga 26 qershori 2025 kjo nuk është vërejtur në deklaratat publike të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë dorëzuar tashmë ndarasi lëndë në Kushtetuese, në lidhje me kushtetushmërinë e seancës konstituive.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *