Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka folur hapur për interesimin e klubit ndaj mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi.
“Do të ishte qesharake nëse do të mohoja që ishim pranë nënshkrimit me Guehi… këto gjëra ndodhin në futboll,” u shpreh Slot për mediat angleze.
Holandezi nuk e fshehu dëshirën për ta pasur në skuadër qendërmbrojtësin e kombëtares angleze:
“Sigurisht që do të donim ta nënshkruanim, pasi ishim realisht të interesuar për të.”
I pyetur nëse një transferim i mundshëm mund të ndodhë në merkaton e janarit apo verës, tekniku i Liverpool-it preferoi të mos japë detaje:
“Janar apo verë? Këtë nuk do t’ua them.”
Marc Guehi prej kohësh shihet si një nga mbrojtësit më të talentuar në Premier League, dhe interesimi i Liverpool-it pritet të ndezë garën për shërbimet e tij në afatet e ardhshme të merkatos.



