Një qytetar shqiptar është arrestuar në mesnatë në pikën kufitare të Vërmicës, pasi gjatë kontrolleve, tentoi të ofronte ryshfet një kartëmonedhë prej 1,000 lekësh për një nga punonjësit e policisë dhe 10 euro për doganierin – me qëllim shmangien e procedurave zyrtare.
Rasti është regjistruar më 2 gusht 2025, rreth orës 00:50. Me urdhër të prokurorit, ndaj të ndaluarit është hapur procedurë penale dhe është urdhëruar masa e mbajtjes për hetime të mëtejshme.


