Arrestohet në Merdar një i dyshuar për krime lufte në Vushtrri

Notix Info
1 Min Read

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 17 gusht 2025, është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet S.S. është ndaluar për 48 orë në pikën kufitare Merdare, gjatë tentativës për të hyrë në Kosovë nga Serbia.

Arrestimi është kryer nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale, ndërsa ndaj tij po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

“Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë”.

Ad imageAd image

Prokuroria ka paralajmëruar se brenda afateve ligjore do të parashtrojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *