Arrestohet një 32-vjeçar për tre vjedhje të rënda në Prizren, dërgohet në paraburgim

Notix Info
1 Min Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për tre vepra penale të natyrës “Vjedhje e rëndë” në Prizren.

Siç njofton Policia, më 23.07.2025, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur të sigurojnë prezencën e F.M., 32 vjeç, nga Prishtina, i cili dyshohet për kryerjen e këtyre vjedhjeve.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, prokurori përgjegjës ka lëshuar një vendim për ndalimin e të dyshuarit, i cili është dërguar në paraburgim.

Policia ka njoftuar se veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të Policisë së Kosovës.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *