Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Notix Info
1 Min Read

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje.  Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline“  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se  hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, sot kanë ushtruar kontroll në një vendbanim në Prishtinë,ku kanë gjetur  dhe sekuestruar një  armë zjarri AK-47, pesë karikatorë si dhe municion.

“ Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë|, ka thënë Ahmeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *