Arsenali e nis mbarë Ligën e Kampionëve, merr fitore të madhe në San Mames

Notix Info
1 Min Read

Arsenali e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, duke marrë një fitore të madhe në udhëtim te Athletic Bilbao 0-2.

Pjesa e parë nuk dhuroi thuajse asgjë, me dy skuadrat që luanin me kujdes të madh.

Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën ashtu siç filluan me rezultatin baras 0-0.

Në pjesën e dytë Topçinjtë ishin shumë më të frikshëm dhe më të saktë para portës.

Ad imageAd image

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 72-të të ndeshjes, dy zëvendësuesit Trossard – Martinelli dolën në aksion, me belgun që asistoi te braziliani i cili shënoi për 0-1.

Kjo dyshe doli në skenë sërish në minutën e 87-të, ku kësaj radhe Martinelli asistoi derisa Trossard realizoi gol për rezultatin përfundimtar 0-2.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Arsenali arkëtoi tre pikë të mëdha në San Mames.

Ndeshjen e radhës Arsenali e zhvillon në shtëpi ndaj Olympiacos, derisa Bilbao luan në udhëtim te Borussia Dortmund

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *