Vetëm një ditë pasi Drejtori i Bujqësisë në komunën e Suharekës, Ardian Kotorri aderoi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj e shkarkoi atë, bënë të ditur burimet e Notix.
I menjëhershëm ishte edhe emërimi i drejtorit të ri të Bujqësisë, Mensur Selimaj.
”Sot kam vendosur të emëroj Mensur Selimajn në pozitën e Drejtorit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Besoj fuqishëm se me punën e tij, angazhimin dhe energjinë, do t’i japim edhe më shumë mbështetje bujqësisë vendore, zhvillimit rural dhe ruajtjes së pasurisë sonë natyrore” – theksoi Muharremaj.

Ndërkaq, aderimin e Kotorrit në LDK, kandidati për kryetar i kësaj komune, Ardian Shala e ka mirëpritur.
”Rikthimi i z. Kotorri në radhët e LDK-së është dëshmi e qartë se vizioni dhe vlerat e Lidhjes Demokratike po gjejnë gjithnjë e më shumë përkrahje nga qytetarët, intelektualët, si dhe figurat publike të respektuara të komunës sonë”, thotë Shala.




