Sot, më 9 nëntor, në Kosovë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale (balotazhi) në 18 komuna, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e tyre.
Balotazhi mbahet në 18 komuna të vendit, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Në këto komuna, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy kandidatëve më të votuar nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale.
Notix do t’ju informojë në kohë reale për të gjitha zhvillimet në ditën e balotazhit.



