Bien nga lartësia e një objekti në ndërtim në Gjakovë – humbin jetën dy punëtorë

Notix Info
1 Min Read

Dy persona (punëtorë) kanë humbur jetën sot rreth orës 08:00 pasi dyshohet se kanë rënë lartësia e një objekti në ndërtim në Gjakovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Sipas tij, viktimat u dërguan në emergjencën e QKMF-së në Gjakovë, dhe për shkak të lëndimeve të rënda mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

“Dy punëtorë (të rinj) dyshohet se sot rreth orës 08:00 kanë rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim. Të njëjtit janë dërguar nënë spitalin e përgjithshëm ‘Isa Grezda’ Gjakovë, në emergjencë dhe mjekët kanë konfirmuar se kanë ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda. Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e rastit”, ka deklaruar Graishta për Telegrafin. 

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *