Biznesi në Kosovë: Rritja e pagës minimale, e pakonsultuar

Notix Info
2 Min Read

Biznesi në Kosovë shpreh shqetësimin lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për të rritur, nga 1 janari i ardhshëm, pagën minimale nga 350 në 500 euro.

Sipas përfaqësuesve të biznesit, ky vendim është marrë nga një qeveri në detyrë dhe pa u konsultuar me grupet e interesit.

“Çdo vendim i tillë duhet të bazohet në analiza gjithëpërfshirëse të tregut të punës, produktivitetit dhe kapaciteteve reale të sektorit privat, në mënyrë që të sigurohet një baraspeshë ndërmjet mirëqenies së punonjësve dhe konkurrueshmërisë së bizneseve. Vendimet e tilla mund të rrezikojnë stabilitetin e tregut të punës dhe të krijojnë pasiguri për komunitetin e biznesit”, tha Oda Amerikane e Ekonomisë.

“Kjo nuk bëhet ashtu. Ne do të duhej të bisedonim me bizneset për rritjen e pagës minimale. Oda Ekonomike e Kosovës nuk është kundër rritjes së pagës minimale, mirëpo duhet të jetë një proces transparent dhe i studiuar mirë në mënyrë që vendimi të mos dëmtojë asnjë palë pastaj”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Ad imageAd image

Ndërkohë, Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se vendimet e fundit të politikave fiskale janë të paligjshme, pasi janë marrë nga një qeveri në detyrë dhe mbi të gjitha janë elektorale, pasi vijnë vetëm një javë para balotazhit për pushtetin vendor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *