De-stabilizohet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës, kjo është arsyeja

Notix Info
1 Min Read

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është çrregulluar furnizimi me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Arsye e pamundësisë për t’u furnizuar me rregull me ujë është shpenzimi enorm i ujit në shumë zona, shkruan IndeksOnline.

Për shkak të kësaj, kapacitetet në rezervuar janë të limituara, ndonëse trajtimi i ujit po bëhet me kapacitet të plotë.

Prandaj, konsumatorët e lagjes Mati 1 në tërësi, disa pjesë të Bregut të Diellit, në Zllatar dhe në pikat e larta do të kenë probleme me furnizim me ujë.

Ad imageAd image

“Furnizimi pritet të stabilizohet nesër” thuhet në njoftimin e KRU-së.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *