Për herë të fundit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet, pasi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për themelimin e Komisionit të Përkohshëm për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
Gjykata Kushtetuese më 24 korrik mori vendim ex officio për caktimin e masës së përkohshme, përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 ditor.


